Gramshi duket se nuk po gjen qetësi nga zjarret, ku një vatër e re është aktivizuar në fshatin Ërmenj, raporton korrespondentja e Mcn Tv.
Sikurse mund të shihet nga këto pamje të siguruara nga Mcn Tv flakët janë të mëdha dhe të rrezikshme dhe banorët kërkojnë ndërhyrje nga autoritetet.
Kujtojmë që dhjetëra fshatra të Gramshit janë prekur nga vatrat e zjarrit dje dhe sot.
Flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe në bagëti në fshatrat, Skënderbegas, Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shëmor, Ërmenj, Zenelas, Spanesh dhe Kazie.



