Në Shqipëri luftojmë me gripin, por italianët po i çon në spital një “hall” tjetër

Në Shqipëri luftojmë me gripin, por italianët po i çon në spital një “hall” tjetër

Temperaturat e ulëta dhe bora që ka përfshirë pjesën më të madhe të Europës kanë shkaktuar probleme në vende të ndryshme.

Në Shqipëri, përveç të ftohtit, shumë njerëz po luftojnë edhe me gripin, dy arsye këto për të cilat Ministria e Shëndetësisë ka shtyrë rinisjen e procesit arsimor për javën e ardhshme.

Por në Itali, problemet janë të një karakteri tjetër. Për shkak të akullit në rrugë, spitalet, sidomos ato të pjesës jugore të vendit, kanë regjistruar një bum frakturash.

Claudio Cricelli, presidenti i Shoqatës Italiane të Mjekësisë së Përgjithshme, ka apeluar që sidomos të moshuarit të mos dalin nga shtëpia.

“E themi shpesh gjatë valës së të nxehtit në verë, por i ftohti i dimrit është një rrezik më i madh. Ai shkakton më shumë viktima dhe këta të fundit janë kryesisht të moshuarit”, ka thënë ai.

Burimet spitalore në shtetin fqinj raportojnë se ka një rritje të sëmundjeve respiratore. Ndërsa gripi është vënë re se ka qenë më agresiv te moshat e vogla, fëmijë të vaksinuar, sesa te të moshuarit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy