Varianti më i rrallë i Covid i pranishëm në disa vende europiane

Varianti më i rrallë i Covid i pranishëm në disa vende europiane

Një tjetër variant i SARS Cov-2 po qarkullon në disa shtete, ndërsa nuk është raportuar ende në Itali pas dyshimeve të krijuara. Ky variant i ri i virusit është identifikuar nga laboratori i Spitalit Universitar të Cagliari, ndërsa është i pranishëm në disa vende europiane si Sllovenia, Franca, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar.

Zbulimi i “A.27”, ky është emri teknik i variantit, u bë më 18 mars tek 4 pacientë nga Cagliari, njëri prej të cilëve humbi jetën. Varianti u zbulua nga ekipi i laboratorit të Poliklinikës Ferdinando Coghe në bashkëpunim me ekipin e Profesor Germano Orru, shefi i shërbimit të Biologjisë Molekulare, falë një platforme të re për renditjen e gjeneve.

Varianti ‘A.27’, meriton vëmendje të veçantë pasi paraqet një kombinim të dy mutacioneve të veçanta, N501Y dhe L452R, të cilat, në kombinim me disa mutacione shtesë, duket se janë përgjegjëse për një transmetim më të madh të virusit”, thotë Coghe.

Siç dihet – shton ai – mutacionet që pësojnë viruset mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në kapacitetin e tyre të transmetimit dhe në efektivitetin e vaksinave dhe ilaçeve antivirale. Për këtë arsye, në të gjithë botën renditja e gjenomit (WGS) konsiderohet jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ka lejuar identifikimin e varianteve të tilla si B.1.1.7 (variant në Mbretërinë e Bashkuar), B.1.351 (Afrika e Jugut) ose P.1 (Brazil)”. /TGCom

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy