Arrestimi i mjekut, Eskiu: Rama dëshironte të zhvendoste vëmendjen nga "Mehmet Akif"! 40 pacientë në radhë çdo ditë tek Pediatria (VIDEO)

Arrestimi i mjekut, Eskiu: Rama dëshironte të zhvendoste vëmendjen nga "Mehmet Akif"! 40 pacientë në radhë çdo ditë tek Pediatria (VIDEO)

Pas daljes publike nga selia e Partisë Demokratike, mjeku logoped, Erges Eskiu përsëriti edhe një herë se arrestimi i mjekut tek spitali i Traumës ishte një shfaqje e inskenuar nga Rama për të fshehur skandalin për mbylljen e shkollës “Mehmet Akif”.

Përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN TV, Eskiu tha se nuk janë mjekët që e bëjnë korrupsionin në këtë vend, por është shteti ai që e lejon mitmarrjen pasi nuk jep një rrogë të mirë në mënyrë që kjo shtresë të jetojë me dinjitet dhe të vijojë të jetë në studim gjithë kohës.

Ishte ngjarje shumë e shëmtuar, tenton të denigrojë figurën e mjekut, ta vendosë përballë shoqërisë. Nuk janë mjekët ata që bëjnë korrupsionin. Ata që kanë vjedhur 9 milionë euro nuk dalin para drejtësisë. E para për ta vendosur mjekun përballë shoqërisë, për ta zhvendosur vëmendjen, nga skandali i shkollës "Mehmet Akif". Për ta zhvendosur vëmendjen për të mos dalë para socialistëve si ushtar i Erdoganit nxori këtë gjë, nuk mbulohet skandali me një skandal tjetër.

Mirmarrja është problem, po zgjidhet duke motivuar mjekun duke i dhëne rroga më të larta. Duke i dhënë një rrogë 100 mijë leke të reja nuk mjafton, pasi mjeku pasi ka bërë 20 vjet shkollë bën konferenca e studime, do të mbajë familjen do të bëjë jetë dinjitoze. Në shëndetësi duhet të jesh në vazhdimsi në konferenca e studime, mjekët janë gjithë kohës duke investuar dhe me një rrogë të ulët e kanë të pamundur të jetë me dinjitet. Shteti e lejon mitmarrjen pasi nuk jep rrogë të mirë. Nuk e mbroj mjekun, unë e dënoj mitmarrjen. Po të jepte rroga të larta do të kishte moral të thoshte që kjo është gabim. Dyfishimi i pagave është kryesore, siguria në punë është e dytë. Edhe kur bëhet një gabim mjekësor mjeku hetohet. Nuk ka meritokraci. Mjeku shikon që mbi të është një person që vjen nga bota e medias. Ministër është një basketbollist ose punonjëse sociale. Mjekësia falas nuk ekziston në asnjë vend të botës, përveçse në Korenë e Veriut. Ryshfeti nuk ka nisur para 30 vitesh, vjen nga modeli që kemi pasur gjatë diktaturës që kemi huazuar nga Rusia. Bëjnë një shfaqe të shëmtuar dhe i japim mesazhin mjekëve largohuni se nuk ju duan.

Më tej, Eskiu tha se në vendit tonë sistemi i referimit nuk funksionon. Duke vijuar shpjegimin e tij, mjeku tha se duhet të presësh 1-2 orë për t’u vizituar tek Pediatria dhe se 30-40 pacientë presin të marrin shërbim çdo ditë pasi janë vetëm dy mjekë në turn.

E gjithë kjo situatë sipas Eskiut vjen pasi në pozicione drejtuese janë njerëz jo kompetentë që nuk ka në lidhje me fushën.

Mjeku i familjes shpërfillej gjatë pandemisë, nuk janë marrë masa, nëse do funksiononte sistemi i referimit s’do kishte ngarkesë në spitale. Është krijuar psikoza që shërbimi më i mirë merret në qendër. Sistemi i referimit nuk funksionon . Nuk ka edukim për këtë. Duhet të presësh 1-2 orë për tu viziuar te Pediatria. 30-40 pacientë presin radhë. Dy mjekë vizitojnë deri në 120-130 pacientë. Kjo është keqqeverisje, kur vendos dikë që nuk ka lidhje me shëndetësisë. Propaganda nuk është në modë, është shkatërruese. Në BE një mjek viziton 12 pacientë në urgjencë. Që pacientin ta monitorosh 45 minuta, këtu mjeku viziton 50-60 fëmijë dhe e ka të pamundur të japë shërbim cilësor pasi nuk ka mundësi fizike dhe shtohen mundësitë për të bërë gabime mjekësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy