Projekti i Unazës së Madhe/ Banorët: Institucionet s’po na ndihmojnë, kryeministri të na përgjigjet (VIDEO)

Projekti i Unazës së Madhe/ Banorët: Institucionet s’po na ndihmojnë, kryeministri të na përgjigjet (VIDEO)

Prej disa muajsh banorët e Laprakës, Babrrusë dhe Kodrës se Priftit po protestojnë pasi preken nga projekti i Unazës së Madhe. Projekti, në total në gjithë zonat ku kalon, prek 654 banesa.

Të ftuar në studion e lajmeve në MCN TV një nga banorët e prekur nga projekti u shpreh se projekti duhet të ndryshohet dhe sipas tyre për këtë problem ka një zgjidhje. Ai shprehen se i kanë shkruar të gjitha institucioneve përgjegjëse, por askush nuk u ka kthyer përgjigje dhe nuk po i ndihmojnë.

Në projektin e parë preken vetëm 7 shtëpi, ndërsa me atë të 2021 preken 654. Ne kemi bërë letër autoriteteve që në fillim, kemi kontaktuar me institucionet në mënyrë zyrtare dhe kemi marrë përgjigje vetëm nga platforma bashkëqeverisjes. Aty te loti i unazës në 600 metra 80% e lotit është bosh, tokë e pa zënë, pa ndërtesa dhe nëse ndërtohet aty, prishen më pak shtëpia. Ne jemi si të thuash sepse na shohin si armiq, por ne jemi duke dashur të ndihmojmë  shtetin, veten, sepse jemi dhe taksapagues kemi thënë që kosto e kësaj rruge është më e lirë atje ku ka qenë. Kemi bërë dhe padi në prokurori dhe presim ndonjë reflektim që deri tani nuk ka ardhur. Na konsiderojnë si utupues por ne nuk jemi të tillë. Ne presim një reagim sepse i kam shkruar të gjithë autoriteteve sepse është një kosto që mund të shmanget. Pjesa bosh aty s’ka pse të lërë një tokë bosh dhe të prishësh shtëpitë.

Ndërsa banori tjetër i zonës së Laprakës tha se nuk ka informacion, se nuk ka dalë asnjë akoma. Sipas tij askush nuk ka lëvizur për momentin, ka filluar për ato shtëpi që kanë certifikatë që të bëjnë letrat që kërkojnë agjencia e shpronësimeve.

Situata në terren është shumë keq që më 4 shtator, nuk ka kontaktuar askush me ne. Kemi shkuar te ARRSH, te shpronësimet na ka dalë drejtori dhe na ka thënë se do të marrin shpronësim vetëm ata që kanë certifikatë, ata që janë në proces legalizimi nuk ka asnjë informacion. Unë kam 30 vite që jetoj aty. Pse më le mua të ndërtoj aty. Kemi ndërtuar 5 shtëpi me vëllezërit. Projekti nuk ka qenë aty, duhet të ndryshohet projekti. Unë kur kam ndërtuar shtëpinë time pas shtëpisë së parë, kam shkuar kam pyetur në bashkinë e madhe nëse ka projekt aty dhe nuk ka pasur projekt. Projekti është ndryshuar në korrik 2021. Projekti është ndryshuar për ti dhënë favor një fabrike tullash, për t’iu dhënë atyre hapësira. Për t’iu rritur çmimi i pallateve që do bëj Samir Manes, na kanë kapur shtëpitë tona. I them kryeministrit hajde ulu të diskutojmë se ne jemi taksapagues. Që në 2006 ne paguajmë një taksë banese se nuk të jepte gjendja civile certifikatën, nëse nuk paguaje për një vit. Tani e paguajmë te uji, zaptues e ka thënë Veliaj. Është ofendim i madh. Apo drejtori që shkruan okupues duhet të kërkoj ndjesë. Nuk jam zaptues unë që paguaj taksat. Pse më ke lënë me zaptu. Gjeje kush e ka fajin. Është faj jo gabim. Situata është shumë keq kemi lënë takim me ministren, shpresojmë të takohemi. Rrugëzgjidhje ka sa të duash. Nuk është mirë të prishen 250 shtëpi që janë sot.

Në fund të dy banorët deklaruan se nuk kanë për qëllim që përshkallëzojnë protestat me dhunë, ndërsa u shprehën se do të ndjekin rrugën ligjore.

Ne nuk shpresojmë të vëmë deri te dhuna sepse fillimi dhe vazhdimi i protestës sonë është ndryshe, tek ne nuk është futur politika. kemi bërë padi në prokurori dhe kërkojmë informacion dhe do vazhdojmë në rrugë institucionale nuk kemi ndërmend të ndeshemi me askënd, puna jonë është me shtetin. Dëshira nuk është të konfliktohemi me policinë dhe shtetin. o ndjekim rrugën ligjore dhe nga shtëpia nuk dal ata le ta zgjidhin si të duan por unë nuk dal nga banesa,

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy