Aktori i njohur dënohet me 5 vjet burg për vrasjen e një dreri

Aktori i njohur dënohet me 5 vjet burg për vrasjen e një dreri

Një gjykatë në Indi ka dënuar me 5 vjet burg një aktor shumë të njohur të Bollivudit, për vrasjen e një dreri. Çështja në ngarkim të Salman Khan zvarritej në gjykatë prej 20 vjetësh. Khan u shpall fajtor për vrasjen e një dreri në pyll, në shkelje të ligjit. Lajmin e bën te ditur TV Republic në Nju-Delhi.

Gjykata shpalli të pafajshëm katër aktorë të tjerë që ndodheshin më makinën e aktorit në kohën e ngjarjes.

Sipas mediave indiane, Khan mund të apelojë vendimin, por ndërkohë është zhvendosur nga gjykata në burg.

Protagonist i dhjetëra filmave në Bollivud që e kanë bërë të njohur në Indi dhe shumë vende aziatike, Khan në vitin 2007 mori pjesë për herë të parë në një produksion të Hollivudit. Ai ka luajtur në filmin “Marigold”, me regji të Willard Carroll.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy