Starton "Klik Ekspo Group", MCN Tv dhe MCN Networking pjesë e panairit/ Zonja: Tirana, qendër e biznesit për rajonin dhe Europën Qendrore (VIDEO)

Starton "Klik Ekspo Group", MCN Tv dhe MCN Networking pjesë e panairit/ Zonja: Tirana, qendër e biznesit për rajonin dhe Europën Qendrore (VIDEO)

Starton këtë të mërkurë panairi "Klik Ekspo Group", një hapësirë ku të gjitha bizneset e vendit, rajonit dhe Evropës Qendrore kanë mundësi të reklamojnë veten dhe të shkëmbejnë eksperienca.

Gazetari Sebastian Zonja në një lidhje me MCN Live bëri me dije se MCN Tv dhe MCN Networking është pjesë e panairit.

Sipas Zonjës, Tirana këtë fundvit është kthyer në një qendër biznesi për të gjithë rajonin dhe jo vetëm.

Nga data 6-9  dhjetor do të jemi së bashku për të transmetuar evenimentin e "Klik Ekspo Group". Dhjetëra biznese po shfaqin produktet e tyre. Është kati i parë dhe i dytë i Pallatit të Kongreseve. Është kthyer në qendër të biznesit rajonal. Ka biznese dhe nga Evropa Qendrore, ka edhe drejtorë të famshëm marketingu, dhe CEO që do të flasin.  

MCN do të jetë për të ndjekur live dhe për të transmetuar ngjarjet më të rëndësishme nga ky eveniment i rëndësishëm i biznesit jo vetëm për rajonin, por edhe për Evropën Qendrore.

Në orën 11 planifikohet hapja e evenimentit, do të flitet për agro-bujqësinë, i cili është sektor i rëndësishëm krahas turizmit. Do të jetë një lloj çelje e panairit. Çelja zyrtare do të jetë pasditen e sotme, kur do të ketë zyrtarë të lartë dhe CEO që do të flasin. Do të jetë dhe kreu i MCN, Endri Meksi. Është në orën 11:00 një diskutim për agro-bujqësinë.

Qytetarët mund të vijnë për të parë dhe për të vëzhguar të gjitha stendat, janë dhjetëra stenda. Biznese të ndryshme reklamojnë produkte. Tirana është kthyer në qëndër biznesi në krejt rajonin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy