
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, thotë se Serbia duhet të angazhojë lobistë, në mënyrë që, sipas tij, të bëhet e mundur mbrojtja e “interesave të Serbisë në zgjidhjen e problemit të Kosovës”.
“Qëllimi duhet të jetë qasja te vendimmarrësit, apo te Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në mënyrë që të kemi mbështetjen e tij për një zgjidhje të qëndrueshme të Kosovës. Dhe për këtë ne kemi nevojë për njerëz të cilët mund ta bëjnë këtë”, ka thënë Daçiç në një prononcim për mediat serbe.
Daçiç është shprehur se në epokën modern, kur shtetet funksionojnë përmes lobingut, është gabim që Serbia nuk ka të tillë.



