Geri Selenica, drejtues i Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike, e sheh si të një rëndësie të veçantë projektin e ri të portit të Durrësit. Në studion e MCN Economy, Selenica tha se projekti do të jetë i suksesshëm dhe për këtë shërben si garanci emri i investitorit.
Në Shqipëri nëse ke një projekt të mirë, shitet që në gropë. Dy elementë janë kryesorë. Ky lloj investimi është një ribrandim i Shqipërisë. Është një investim strategjik dhe politik. Duke futur një investitor si zoti Muhamed Alabar merr rëndësi, para kanë shumë njerëz, ide kanë pak. Ka për të qenë një projekt i suksesshëm. Nuk besoj të ketë problem real.
Selenica tha më tej se projekti mund të mos ketë transparencë të plotë, por është investim serioz që nuk duhet politizuar.
Përsa i përket mund të mos ketë ato elementët e transparencës, sepse tenderat dihet se bëhen të fiksuar ti fitojë dikush. Ky është investim direkt shumë serioz. Të mos e politizojmë kot. Po të futesh te QKR mund ta gjesh kush është pronar i kësaj.
Ke zero shans të regjistrosh kompani pa deklaruar gjithë aksionerët. Unë qeverinë e kam kritikuar për Sakvicën dhe Spitallën. Avantazhi konkurrues i Shqipërisë fitohet përmes kësaj kompanie që thyen akullin. Durrësi aty ka qenë. Pse nuk e bëri Vangjush Dako? Se nuk ka mend!
PD e ka marrë propozimin para disa vitesh. Nuk ka bërë asgjë. Ky është një nivel cilësor investimi. Mos e thjeshtoni se do bëjmë ca kulla. Është projekt urbanistik. Durrësi nuk është ndonjë qytet i bukur. Është qytet plehrë. Ky projekt është një facelift që po i bëhet.



