Kanceri i qafës së mitrës/ Golemi e Manaj: Vaksinohuni, por mos harroni kontrollet rutinë

Kanceri i qafës së mitrës/ Golemi e Manaj: Vaksinohuni, por mos harroni kontrollet rutinë

Dy gjinekologet Denisa Golemi dhe Afërdita Manaj e shohin ekzaminimin e hershëm si mënyrën më të mirë për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës. Ato thanë se pavarësisht se është rritur ndërgjegjësimi, ka ende nevojë për informacion të saktë, i cili mund të merret vetëm te gjinekologu. Ato theksuan rëndësinë e vaksinës kundër HPV, por shtuan se kontrollet rutinë duhet të vijojnë njësoj edhe pas administrimit të saj. 

 

Denisa Golemi 

 

Human Papilloma virus ka disa lloje. Jo të gjitha shkaktojnë kancer të qafës së mitrës. Është një virus që prek edhe meshkujt. Mund të japë sëmundje malinje edhe te meshkujt. Pap testi nuk bëhet kur ke shqetësime. Dihet që gjatë jetës ne biem në kontakt me HPV. Por për fat të mirë jo të gjitha kanë potencialin për të shkaktuar kancer. Ndaj vaksina bëhet para fillimit të aktivitetit seksual. 

 

Mund të bëjmë kolposkopinë. Mund të bëjmë tipizimin e HPV-së. Pap testi mund të bëhet çdo 2 ose 3 vjet. Nëse bën edhe analizën e HPV-së jep akoma më shumë informacion. 

 

Infeksionet e herëpashershme janë tregues. HPV e mban aktiv një infeksion, ndaj duhet testuar mirë qafa e mitrës. 

 

Afërdita Manaj 

 

Infeksioni nga HPV është shumë i përhapur. Jo të gjitha gratë e infektuara mund të zhvillojnë kancer. 

 

Më të rrezikshmet janë rreth 10 tipe të këtij virusi. Mbi bazën e tyre janë bërë vaksinat. Por duke i ndjekur gratë me anë të protokolleve ne mund ta parandalojmë kancerin. Sot është pap testi në fazën likuide që jep të dhëna më të sakta. 

 

Më shumë sesa frika ndikon informimi. Pap testi është metodë e thjeshtë, që duhet bërë pas ciklit dhe duhet të mos ketë marrëdhënie seksuale 48 orë para. Vajzat duhet të edukohen si duhet të ndiqen gjatë jetës së tyre, duhet të informohen nga vetë gjinekologu. Nuk është frikë, është mosdije.

 

Është rritur numri i vajzave dhe grave që vijnë të bëjnë pap testin. Bëhet si një ekzaminim rutinë. Infeksioni nga HPV nuk jep shenja, ndaj duhen bërë kontrolle parandaluese. Nëse shfaqen shenjat, atëherë vijë vetë gratë me vrap. Por është vonë. Ndaj ekzaminimet duhet të jenë rutinë e grave në jetën aktive gjenitale.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy