
Serbia do të anëtarësohet në Bashkimin Europian kur të njohë Kosovën. Ky ka qenë mesazhi i Kryeministrit Edi Rama në një intervistë për mediat serbe gjatë forumit ekonomik në Davos. Ndërkohë kreu i qeverisë shqiptare u shpreh optimist për ndërgjegjësimin e BE-së për të kaluar krizën brenda saj.



