Rindërtimi/ Majlinda Cara: Kemi vetëm tre familje në çadra, në fund të marsit përfundon spitali (VIDEO)

Rindërtimi/ Majlinda Cara: Kemi vetëm tre familje në çadra, në fund të marsit përfundon spitali (VIDEO)

Kryetarja e bashkisë së Kurbinit Majlinda Cara deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se ditët e fundit janë shpërndarë çelsat e të gjithë apartamenteve për banorët e prekur nga tërmeti. Ajo u shpreh se aktualisht në çadra ndodhen vetëm 3 familje, ndërsa shtoi se është kthyer jeta në lagjet e rindërtuara.

Ditën e martë dhe të mërkurë janë shpërndarë çelsat të gjithë apartamenteve. 500 apartamentet e kompanisë u janë dorëzuar banorëve te Kurbinit. Banorët po ju kthehen lagjes së re. Është kthyer një lloj jete dhe ajo lagje ka marrë jetën e zonës së banuar. Aktualisht trajtohen me bonus qiraje 1726 familje. 36 pallate trajtohen me bonus qiraje, ka filluar projekti i rikonstruksionit total dhe përforcimit të tyre. Banorët do kthehen nga bonusi i qirasë te apartamentet e tyre. Në çadra kemi vetëm 3 familje, trajtohen me bonus qiraje, por për të mos u larguar për shkak të bagtive apo tokës, po qëndrojnë. Janë rreth 558 banesa individuale. Jemi në fazën e ndërtimit të një lagjeje të re, ku do jenë 200 apartamente të reja“, u shpreh Cara.

Kryebashkiakja e Kurbinit tha se në fund të muajit mars pritet të përfundojë edhe spitali i Laçit.

Spitali i Laçit përfundon në fund të muajit mars. Ka pasur procedura administrative, dihet që përveç tërmetit u përballëm me pandeminë, disa procedura administrative e ngadalësuan afatin. Por tani është drejt përfundim, dhe në gjysmën e muajit mars apo në fund, qytetarët do kenë një spital krejt tjetër nga ai që kanë pasur”, u shpreh ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy