Kriza energjetike, Iseni: Qeveria e RMV-së po i frikëson qytetarët, nuk po i jep zgjidhje (VIDEO)

Kriza energjetike, Iseni: Qeveria e RMV-së po i frikëson qytetarët, nuk po i jep zgjidhje (VIDEO)

Ditën e sotme qeveria e Maqedonisë së Veriut do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për krizën e energjisë. Lidhur me këtë çështje analisti  Xhenus Iseni thotë se pritet një tjetër rritje e çmimit të energjisë elektrike dhe kjo gjë i ka indinjuar qytetarët pasi ende qeveria nuk ka dhënë një zgjidhje dhe se e vetmja gjë që bën është frikësimi i tyre.

Përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv, Iseni tregon se shtresa që nga ngritur më shumë zërin deri më tani kanë qenë bizneset pasi sipas tyre shpenzimet do të jenë shuëm të larta dhe ata do të jenë të detyruar të pushojnë punjësit e tyre. Më tej, Iseni tha se për të gjitha strukturat që nuk zbatojnë planin e masave të miratura nga qeveria do të ketë penalitete.

Kjo datë është në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Sot qeveria në Shkup pritet të shpallë gjendjen për krizën e energjisë, nga fillimi i shtatori hyjnë në fuqi masat e 16 gushtit për kursin e energjisë elektrike që do vijojnë e për stinën e dimrit. Institucionet shtetërore me vendimin e  16 gushtit kanë detyra specifike që duhet t’i respektojnë sepse nëse nuk i respektojnë  janë parashikuar sanksione. Masat janë të tilla e tilla si fikja e ndriçimit dekorativ në ndërtesa, ose një temperaturë jo më shum= se 27 gradë temperatura në dimër. Këto masa do të hyjnë në fuqi nga fillimi i javë së ardhshme.

Rritje të energjisë ka pasur që nga korriku nga janari është parashikuar të ketë rritje me 20%. Qytetarët janë të indinjuar qeveria nuk ka saktësuar nëse do ketë ndihmë për familjet në nevojë, pasi këto do të jenë më të goditurat nga rritja e çmimet. Këto ditë e kanë ngritur më shumë zërin, pasi thuhet që nga janari nuk mund ta përballojnë nga janari dhe do të detyrohen të pushojnë punëtorët. Qeveria do të tregojë nëse do jenë të privilegjuar familjet në rrezik sociial.

Deri më tani nuk ka asnjë plan qeveria nuk ka specifikuar gjë ajo ka filluar mbledhjen e do të diskutohet, ministri i Ekonomisë tha se po flasin homologët në Serbi që të mos ketë probleme për furnizimin e konsumatorit. Në pritje të dimrit autoritet po i frikësojnë qytetarët dhe nuk po i japin zgjidhje, ata thonë që do të jetë dimri më i vështirë në 70 vitet e fundit.

I ndalur edhe tek zgjedhjet në Tetovë, Iseni tha se ishte risi që kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pranoi humbjet për herë të parë pas 20 vitesh. Duke vijuar shpjegimin e tij, analisti tha se humbja e ASH erdhi për shkak të strukturave partiake dhe nënvlerësimit që ata i bëjnë zgjedhjeve lokale duke shtuar se kandidati favorit për zëvëndësimin e  Zijanin Selës është kryetari aktual i komunës së Gostivarit.

Ishte risi në këto zgjedhje se për jetë të parë kryetari i BDI pranoi një humbje pas 20 vitesh, doli në konferencë dhe e kumtoi humbjen. Ishte befasi humbja e opozitës shqiptare e ASH. Si shkak për rezultat të dobët ishin strukturat partiake, ata e shohin me indiferencë garën për pushtet lokal. Kishim më pak votues se para 6 muajsh kur u mbajtën zgjedhjet, emri më i përfolur për zëvendësimin e Selës është kryetari aktual i komunës së Gostivarit. Shihet si më i përshtatshëm dhe nga partitë maqedonase për koalicione të mundshme për zgjedhjet.

Përsa i përket emërimit të ambasadorëve jashtë RMV, Iseni tha se çështja zvarritet për arsye politike dhe se nuk dihet kur do të përfundojë ku teatër politik.

Zvarritet për çështje politike, nuk dihet kur do të përfundojë ky teatër politik. Kur vjen puna te komisionet parlamentare, nëse për 3 herë nuk e thërret kryetarja e komisionin e thërret kryeparlamentari. Kjo seancë një herë ka filluar e më pas është ndërprerë. Varet nga dëshira e Milloshovskit nëse do e vazhdojë apo jo. Dërgimi i ambasadorëve të ri mbetet peng. Sot ministri i punëve të jashtë kishte dërguar një letër Milloshovskit pse duhet të vazhdojë seanca, por ai e ka refuzuar. Kjo do të zgjasë, ndoshta partia opozitare kërkon ndonjë kompromis.

Përsa i përket faktit që RMV ende nuk ka arritur një zgjidhje me Bullgarinë, Iseni tha:

RMV ka dedline 1.5 vite kohë për t'i futur bullgarët në kushtetutë,  disa thonë që VMRO-DPMNE do të lëshojë pe pasi mos futja e bullgarëve do ta pengonte ecurinë dhe VMRO-DPMNE  mund të izolohet  dhe mund të përsëritet ngjarja e para 5 viteve ku partitë shqiptare nuk formuan koalicion me Gruevskin. Mendoj se dhe VMRO-DPMNE do të lëshojë pe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy