Gjoka: Ka kërkesa nga ukrainas për strehim në Shqipëri, jo numër i konsiderueshëm

Gjoka: Ka kërkesa nga ukrainas për strehim në Shqipëri, jo numër i konsiderueshëm

Drejtori i organizatave ndërkombëtare në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, Sokol Gjoka, deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se ka dijeni për disa kërkesa nga ukrainasit për t’u strehuar në Shqipëri, por bëhet fjalë për një numër të vogël.

I pyetur nëse Serbia po shërben si një korridor për Rusinë në Ballkan, Gjoka tha:

Ballkani i Hapur ka destinacion tjetër, u shërben vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe nuk shikohet ndonjë politikë divesive nga një vend jashtë rajonit që të ndikojë në politikat e rajonit”.

Sa i takon mundësisë të strehimit të shtetasve ukrainas në Shqipëri, ish-ambasadori thotë:

Kryeministri është shprehur i gatshëm të presë shtetas të Ukrainës që kërkojnë të strehohen përkohësisht në vendin tonë. Ne kemi treguar mikpritje për njerëzit në nevojë. Shqipëria ofron mikpritjen e saj edhe për shtetas ukrainas brenda kapaciteteve tona përballuese. Mesa kemi ndjekur, jam njohur me disa kërkesa, që nuk përbëjnë një numër të konsiderueshëm”,

Ndërsa u ndal te masat kufizuese të Tiranës zyrtare ndaj Moskës, Gjoka u shpreh:

Masat kufizuese ose të sanksioneve që kanë filluar të aplikohen janë përkrahur edhe nga Shqipëria. Po përgatit legjislacionin që masat shtrënguese t’i bëjë të aplikueshme. Ka kostot e veta. Jemi të gatshëm t’i paguajmë këto kosto duke qenë se bëhen për një qëllim të madh”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy