Vidhte marketet në Sarandë, arrestohet 34-vjeçari nga Tirana (VIDEO)

Vidhte marketet në Sarandë, arrestohet 34-vjeçari nga Tirana (VIDEO)

Një 34-vjeçar nga Tirana, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të marketeve në qytetin e Sarandës, është arrestuar nga policia në flagrancë.

Blutë e qytetit bregdetar, gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të njërit nga autorët e disa vjedhje të marketeve në qytetin e Sarandës, si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëautorit tjetër.

Policia ka kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin Ardit Shehu, 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili rezulton me dy emra të tjerë, K.N dhe J. N..

Sipas Policisë, "Gjatë patrullimit ka konstatuar dy persona të cilët porsa kanë parë punonjësit e Policisë, janë larguar me shpejtësi, njëri në këmbë e tjetri me një automjet Volkswagen. Patrulla e Policisë është vënë në ndjekje të tyre, ku në rrugën ''Abedin Dine'', në lagjen ''Nr.2'', Sarandë, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit si dhe kapjen e arrestimin e njërit prej tyre konkretisht shtetasin A.Sh, ndërsa personi tjetër që u largua në këmbë ka mundur të largohet duke përfituar edhe nga errësira.

Ndërkohë po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëautorit tjetër me të cilin ky shtetas kryente vjedhjet.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy