Del fotoja e të dyshuarit për vrasjen e ish-ushtarakut në Vlorë

Del fotoja e të dyshuarit për vrasjen e ish-ushtarakut në Vlorë

Personi që shihni në fotografi është autori i dyshuar për vrasjen e ish-ushtarakut në Vlorë.

I dyshuar për vrasjen e Altin Alikaj në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës, Shazi Ahmetaj është nga Kolonja e Lushnjes, siç mëson MCN TV, e cila ka siguruar edhe fotografinë.

Bashkë me të u arrestua edhe Mario Kipkiu, i cili dyshohet se e ndihmoi që të largohej. Për momentin Ahmetaj nuk e ka pranuar krimin por ka pranuar se e njihte viktimën, si dhe kishte shoqëri dhe qëndronte me të.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë, Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në kuadër të operacionit “Ndëshkimi” bënë të munduar kapjen dhe ndalimin e shtetasit Shazi Ahmetaj, 23 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Mateo Kiptiu, 30 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, njoftoi policia një ditë më parë.

Shtetasi Shazi Ahmetaj, dyshohet si autor i vrasjes se shtetasit Altin Alikaj, i cili u gjet pa shenja jete në banesën e tij, ndërsa shtetasi Mateo Kiptiu dyshohet se ka ndihmuar autorin për t’u fshehur, duke i siguruar një mjet të marrë me qira për lëvizjen e tij.

Në momentin e ndalimit shtetasit Shazi Ahmetaj, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 40.5 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy