
Tesla është nën akuzë për vdekjen e një personi. Një familje e ka paditur kompaninë për vdekjen e Omar Awan, 48 vjeç, i cili pasi u përplas ndërsa drejtonte një makinë Tesla S, nuk arriti të dilte nga makina për shkak të bllokimit të dyerve.
Ekipi i emergjencës në Florida nuk arriti ta nxirrte jashtë shoferin e makinës, e cila pasi u përplas me një palmë, mori flakë.
Aëan e kishte marrë me qira Modelin S, për të cilin Tesla mburret se ka sistemin më të lartë të sigurisë që është testuar ndonjëherë në një makinë.
“Zjarri që nisi nga bateria me litium i shkaktoi vdekjen 48-vjeçarit, në pamundësi për të hapur dyert", thuhet në padinë e ngritur nga familja.
Sipas raportit të autopsisë së Qarkut Broward, Awan vdiq si pasojë e "thithjes së produkteve të djegies dhe lëndimeve termike", ndërsa ekipi që kreu autopsinë tha se viktima ishte i paidentifikueshëm.



