Serbia është vendi i parë në Ballkan që ka nisur vaksinimin. Ka qenë vetë Aleksandër Vuçiç që pohoi se vaksinat e para të Pfizer/BioNTech kanë filluar të merren në veri të Kosovës. Për TVT, mjeku Bejtullah Ajeti nga Bujanoci pohoi se ka patur interes të madh për këtë vaksinë edhe në Preshevë.
“Serbia e ka filluar vaksnimin me faza: fillimisht personeli shëndetësor dhe azilet. Te ne ka mbërritur në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, punëtorët shëndetësorë kanë shprehur dëshirën për ta marrë vaksinën. Në Preshevë, interesimi ka qenë më i madh dhe vaksinimi do të nisë brenda 4-5 ditësh”, tha ai.
Ajeti shtoi se në rastet e vaksinimit nuk është konstatuar asnjë efekt anësor. Sipas tij, problem më i madh është mënyra e administrimit dhe transportit të vaksinë për shkak të nevojës për temperaturë të ulët.



