Qytetarët kanë pikasur një tjetër automjet në Liqenin e Shkopetit. Sipas burimeve automjeti gjendet 100 metra nga vendi ku u nxorën dy automjetet e tjera rreth një muaj më parë. Ndërkohë pritet ndërhyrja e polumbarve për të evidentuar mjetin dhe të bëjnë të mundur nxjerrjen e tij.



