Mbledhja e radhës e Komisionit të Integrimit është shoqëruar me debate dhe fyerje mes ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe kryetarit Genc Pollo. Njësoj si në seancën e shkuar, debati ka degjeneruar në fyerje. Pollo e ka cilësuar fjalor prej halabaku atë të përdorur nga Bushati, ndërsa më pas janë përfshirë edhe deputetët e tjerë.
Pollo: Fjalori i ministrit ishte fyes dhe fjalor prej halabaku
Çuçi: Ju përdorët fjalë ofenduese ndaj ministrit. Ju lutem shumë të mos vazhdojmë më me këtë diskutim. Ta mbyllim me kaq këtë histori, ta lemë pas dere.
Pollo: Vërejtja ime ishte për gjuhën e përdorur nga ministri
Abazi: Nëse nuk e tërhiqni fjalën halabak, atëherë halabaku këtu jeni ju
Pollo: Ta fusim në rend dite një pikë për cështjen e imunitetit dhe mandatit për lidhjet e politikes me krimin
Çuçi: Për cështje që janë jashtë buxhetit 2018 nuk kanë vend në axhendë. Nëse doni të thërrasim dikë për interpelancë, e diskutojmë.
Abazi-Pollos: Krimi je ti. Voto cfarë të ka shkruar Luli



