Ambientalistët padisin qeverinë norvegjeze për nxjerrjen e naftës në Arktik

Ambientalistët padisin qeverinë norvegjeze për nxjerrjen e naftës në Arktik

Aktivistët për mbrojtjen e mjedisit do ta dërgojnë në gjykatë qeverinë norvegjeze për t’i kundërshtuar planet e saj për të bërë shpine dhe kërkime të reja për naftë në ujërat e Arktikut. Qeveria e ka marrë këtë vendim pavarësisht zotimit për luftimin e krizës mjedisore.

Organizatat “Greenpeace Nordic” dhe “Natyra dhe Rinia e Norvegjisë” do të dorëzojnë ankesë ndaj vendimit të gjykatës për miratimin e planit të qeverisë për nxjerrje të naftës në disa pjesë të Oqeanit Arktik me arsyetimin se një plan i tillë e shkel të drejtën e popullit për të pasur mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm, shkruan “The Guardian”.

Grupet mjedisore pritet të ankohen se vendimi i qeverisë është në kundërshtim me ligjin kushtetues që e detyron qeverinë të sigurojë mjedis të shëndoshë për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme. Aktivistët thonë se plani i qeverisë bie ndesh edhe me Marrëveshjen e Parisit për Klimën.

Ndryshe, Norvegjia është zotuar për të ofruar ndihmë në luftimin e gazrave të karbonit përmes heqjes dorë nga investimi në karburante, por qeveria e këtij vendi ka vazhduar t’i përkrahë projektet e reja për nxjerrje të naftës.

Sasia e përgjithshme e lirimit të gazrave të karbonit në vendin e pasur me naftë pritet të rritet për 16 për qind këtë vit në krahasim me vitin e kaluar, sepse kompanitë e naftës i kanë hapur 130 puse të naftës dhe gazit gjatë vitit 2019.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy