
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) është evidentuar se pacientët e Spitalit Onkologjik në Tiranë nuk marrin në kohë shërbimet dhe barnat e nevojshme.
Mjeku Ilir Alimehmeti nga Departamenti i Shëndetësisë në Partinë Demokratike, në një intervistë në “MCN live”, ka vënë në dukje se financimi i sistemit shëndetësor është shumë i ulët dhe jo proporcional me nevojat reale.
Sipas Alimehmetit, fondi që i jepet Onkologjikut është më i vogël se ai i dedikuar për sterilizimin, ndërkohë që pacientët vuajnë nga mungesa e barnave, pajisjeve mjekësore dhe shpesh përballen me ilaçe të skaduara apo të falsifikuara.
Populli thotë ‘fshati që duket, nuk do kallauz’, që do te thotë se patjetër se KLSH do bënte detyrën e vet, na thotë që ‘s’ka ilaçe Onkologjiku’, pra po e thjeshtoi dhe po the se këtë muaj, mungo kjo kjo, i detajoi.
Pra, dimë që kemi mungesë barnash në Spitalin Onkologjik në Tiranë, pra dimë që kemi mungese pajisesh mjekësore në këtë spital dhe këtë e dimë vet, e kemi të qartë.
Por dimë gjithashtu se i vetmi spital onkologjiku është vetëm në Tiranë dhe po pate nevojë për këtë ne rrethet tjera, duhet të vish vetëm këtu.
Në fondet që ka QSUT, do shohësh që dyfish më shumë kushton fondi i sterilizimit se sa fondi që i jepet Onkologjikut.
Alimehmeti shprehet se ky nënfinancim reflektohet në mungesën e shërbimeve të cilësisë në spitalin që është i vetmi i specializuar për onkologji në Shqipëri, ku pacientët nga rrethet e tjera detyrohen të kërkojnë ndihmë vetëm në Tiranë.
I vetmi spital onkologjiku është vetëm në Tiranë dhe po pate nevojë për këtë ne rrethet tjera, duhet të vish vetëm këtu. Pra, ke një problem të madh të financimit, dhe këtë te thotë edhe KLSH, që sistemi shëndetësor është nënfinancuar.
Në QSUT, dyfish më shumë fonde shkojnë për sterilizimin se sa për Spitalin Onkologjik. Sistemi shëndetësor është i nënfinancuar me vetëm 2.78% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë që standardi i Bashkimit Evropian është 5%, Edi Rama kishte premtuar se do ta bej aq, pas 12 vitesh e ka 2.78% dh si rrjedhojë më kaq para, do blesh me pak ilaçe.
Edhe ky pak fond që është do abuzohet me forma te ndryshme.
Nuk ka se si te ketë shëndetësi pa para, shëndetësia kushton dhe qeveria duhet të bej programe të sakta.



