
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se në fillim të muajit tetor do të vendosë në rend dite ligjin e gjuhëve i cili cenon drejtpërdrejtë shqipen e cila është gjuhe e dytë zyrtare në këtë shtet.
Analisti Ariton Rama tha përmes një lidhje Skype me studion e lajmeve të MCN Tv se ky vendim është një absurditeti i madh që shkel parimin e vlerave ndëretnike.
Duke vijuar më tej, Rama tha se nëse preken parimet dhe principet e paqes shtetërore normalisht do të ketë pasoja domino të trazirave të shumta që mund të cenojnë dhe qëndrueshmërinë e vlerave europiane të cilat manifestohen brenda këtij shteti.
Absolutisht është absurditeti më i madh. Gjuha shqipe edhe një herë gërsheton bazamentin funksional të shtetit mbi parimin e multietnicitetit. D.m.th parim mult etnik i shtetit të RMV-së bazohet tek fryma e tolerancës dhe parimin e vlerave ndëretnike të cilat i pasqyron edhe vetë komunitet më të mëdha që frymojnë dhe zhvillohen në këtë vend.
Potenciali politik që kemi në aktivizim të dy poleve, pozitare dhe opozitare, apriori aprovojnë politika që nuk janë në shërbim të kësaj fryme. Mbi bazën e kësaj gjuha shqipe është ajo që ka vendosur bazamentin funksional të paqes. Dhe nëse preken parimet dhe principet e paqes shtetërore normalisht do të ketë pasoja domino efekt të trazirave të shumta që mund të cenojnë dhe qëndrueshmërinë e vlerave europiane të cilat manifestohen brenda këtij shteti.
Rikthimi i politikave folklorike, që nuk kanë logjikën e veprimeve afatgjatë të vlerave europiane dhe respektimi i të mirave dhe vlerave ndërtnike brenda këtij shteti nuk sjellin ndonjë dobi konkrete mbi atë që RMV është zotuar për proceset integruese.
Po ashtu Rama tha se mbi 23% e institucioneve nuk e respektojnë ligjin e 2012 për respektimin e gjuhëve.
Në nivel republike mbi 23% e institucioneve nuk e respektojnë ligjin e 2012 për respektimin e gjuhëve. Pritshmëria ka qenë që të gjithë elitat politike të mos luajnë me këto tendenca për rikthimin mbas nga 2019, por përpara, t’i respektojmë gjuhët, vlerat dhe parimet ndëretnike si vlerat reale aprovuese dhe jo ato diskriminuese.



