
Analisti Mentor Nazarko i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN, tha se në zgjedhjet lokale në Kosovë u vu re rikthimi i serbëve në jetën institucionale të Kosovës dhe kjo shihet nga Vuçiç si një fitore politike.
Ai theksoi se rezultatet e fundit tregojnë rënie të Vetëvendosjes dhe rritje të PDK-së.
“Mund të shtojmë edhe rikthimin e serbëve në jetën e serbëve në jetën institucionale të Kosovës. Vucic e konsideron rikonfirmimin e Listës Serbe si një fitore.
Lista Serbe është konfirmuar në 10 komuna që janë me shumicë të banuara nga minoritetet.
Pastaj për numrat, duket sikur Vetëvendosja, është duke konfirmuar trendin rënës, prirjen rënës të saj. Ky është treguesi i parë. Kemi një rritje të PDK.”



