Bashkëshorti i Spiropalit, SMS kërcënues shefes së Hetimit Tatimor/ Vihet nën hetim

Bashkëshorti i Spiropalit, SMS kërcënues shefes së Hetimit Tatimor/ Vihet nën hetim

Bashkëshorti i deputetes Elisa Spiropal, Salarjon Totaj, rezulton se ditën e premte i ka dërguar një SMS me përmbajtje fyese dhe kërcënuese shefes së Hetimit dhe Kontrollit Tatimor të Shqipërisë.

 

Shkak për këtë, sipas informacioneve, është bërë një kontroll i ushtruar në qarkun e Fierit, në biznesin e motrës së tij dhe kunatit të Elisa Spiropalit.

 

Pas kallëzimit penal të bërë nga drejtoresha, Policia e Tiranës ka marrë në pyetje bashkëshortin e Spiropalit. Ai ka deklaruar se i qëndron mesazhit të dërguar, duke pretenduar se arsyeja ishte një kontroll i paligjshëm dhe i motivuar politikisht.

 

Hetimet vijojnë, ndërsa ai po hetohet në gjendje të lirë për veprat penale të kanosjes dhe fyerjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy