
Të rinjtë e FRPD-së zhvilluan sot një marshim-protestë me rastin e 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë.
Këtij marshimi të rinisë demokratë iu bashkua edhe lideri i opozitës Sali Berisha. Të rinjtë marshuan nga Qyteti Studenti drejt Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ata mbanin në duar një pankartë të madhe ku shkruhej: “Lindëm në demokraci, jetojmë në diktaturë!”.
Më herët në fjalën e mbajtur kryedemokrati Berisha e konsideroi 8 dhjetorin një ndarje epokash. Ai shtoi se studentët “mbollën kudo pemën e pluralizmit” dhe themeluan PD-në.



