Agjencia “Standard & Poor’s Global Ratings” ka përmirësuar vlerësimin afatgjatë të kreditit të Shqipërisë në BB.
Lidhur me këtë eksperti Elvin Meka në ‘MCN Economy’ u shpreh se vlerësimi i PBB është diçka pozitive duke e konsideruar notë kaluese.
Ai tha se Shqipëria në performanacë të mirë të borxhit publik nën 60%, teksa theksoi se ka një rënie të dukshme të tij në raport me GDP.
Sipas tij kjo është një notë e mirë për qeverinë dhe me rritjen e shkallës së vlerësimit shërben si njëlloj note e vlerësimit të qeverisë për menaxhimin e financave.
Përmirësimi i nivelit të besueshmërisë, kryesisht financave publike dhe borxhit publik kjo nuk vjen në mënyrë të rastësishme përkundrazi kishte një vlerësim të radhës por sigurisht mbetemi brenda vlerësimit spekulativ, ngelemi në një nivel më të lartë, jemi në paradhomën e vlerësimit më të mirë për të kaluar në notën 5.
Çdo vlerësim tjetër mbi këtë hyjmë në nivelet më të mira dhe në pjesën e normave të interesit apo koston e borxhit, kryesisht borxhit të huaj. Jo se nuk vlerësohet në total, por ata fusin dhe disa elementë të tjerë të borxhit të huaj që japin dhe vlerësimin e përgjithshëm.
Qytetari nuk është se ka përfitim të drejtpërdrejtë por ka të bëjë drejtpërdrejtë me lehtësimin e barrës së borxhit të huaj. Një notë më e lartë vlerësimi ul automatikisht koston e shërbimit të borxhit.
Shqipëria ka një kosto të moderuar të borxhit dhe krahasuar me shoqëritë e mëdha ka një kosto të ulët të borxhit. Krahasuar me SHBA-në jemi aty- aty. Këtu s’ka të krahasuar se carë përfaqëson SHBA dhe Shqipëria, por e marrë në përqindje të kostove jemi pothuajse aty- aty.
Kjo është një notë e mirë për qeverinë dhe me rritjen e shkallës së vlerësimit shërben si njëlloj note e vlerësimit të qeverisë për menaxhimin e financave. Kjo është pozitive dhe duke e marrë si të mirëqenë projeksioni është që të shkojmë nën 55% dhe arritja në 48% do ishte nivel optimal të cilin shumë pak vende të botës e kanë.
I pyetur nëse do vijojë mbiçmimi lekut, Meka tha se muajt e parë të vitit ëhstë vërejtur frenim i zhvlerësimit të euros.
Nga të dhënat e bëra publike marrim si ndikues turizmin që ka ndikuar në këtë rritje të vlerësimit, ku janë sjellë në Shqipëri diku te 5 mld euro fluksi neto i hyrjeve nga turizmi kanë qenë në rritje.
Dhe të dhënat e investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme dhe jo vetëm në të gjitha këto Shqipëria ka shënuar rritje të fortë, pra përtej elementëve që janë evidente ky fluks i tejshtuar se janë qindra mln euro të shtuara pavarësisht rolit sterilizues të bankës së Shqipërisë me ndërhyrjet e herëpashershme madje dhe jashtë kalendarit kanë zbutur disi këtë efekt.
Dhe nëse këto flukse do jenë të ngjashme në 2025 me 2024 nuk ka pse të mos kemi të njëjtin pritshmëri pra të forcimit të lekut, por ajo që vihet re në dy tre muajt e fundit është që nuk kemi ndonjë luhatje të fortë të euros.



