Vrasja e Egli Progës/ Del përfundimi i ekspertimit mjeko-ligjor, dëmtimet janë shkaktuar nga një mjet i fortë mprehës

Vrasja e Egli Progës/ Del përfundimi i ekspertimit mjeko-ligjor, dëmtimet janë shkaktuar nga një mjet i fortë mprehës

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje në 10 gusht në një lokal në Pogradec.

Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e konstatuara në trupin e viktimës, në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat "janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht".

Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së 42-vjeçarit është: "Hemorragji në cipen e trurit dhe hemorragji e indit trunor". "Në mostrën e gjakun të viktimës u zbulua prani e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/ L" , thuhet në akt-ekspertim .

Akt-ekspertimi mjeko-ligjor i është dërguar Prokurorisë së Korçës e cila po vijon hetimet për vrasjen e Egli Progës. Policia arrestoi si autor të vrasjes Denis Meçin, me akuzën e vrasjes me dashje dhe procedoi për moskallëzim krimi Voltan Shkulaku, Leonidha Guçe, Arjan Manellari.

Por Prokuroria e Korçës, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për Denis Meçin nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia, çfarë solli përplasje mes policisë dhe Prokurorisë së Korçës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy