Afër një vit pas lajmërimit nga vetë ministrja e Bujqësisë për ngritjen e akademisë së barinjve mbetet enigmë se çfarë po bëhet për të konkretizuar këtë nismë të qeverisë. E ndodhur në Korçë për të prezantuar bashkëpunimin me institutin e blegtorisë së Francës dhe vëmendjen për sektorin e blegtorisë, Krifca shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë se kur do të nisë shkollimi dhe diplomimi i barinjve.
Më tej, Krifca është përgjigjur edhe në lidhje me situatën shqetësuese të fermerëve për tregun e prodhimeve bujqësore apo edhe grurin.
Problematika e theksuar më së shumti nga fermerët e Korçës ka qenë mungesa e tregut për shitjen e prodhimeve sezonale.



