
Historia e “Charlie Hebdo” në gjuhën që di të flasë më mirë: atë të karikaturave.
“Kishte ardhur koha që historia e Charlie-t të vizatohej”, është shprehur karikaturisti Luz, një prej të mbijetuarve të masakrës terroriste të 7 janarit 2015 në redaksinë e revistës satirike.
Ai ka publikuar një libër me vizatime që paraqesin historinë e revistës dhe 23 vitet e kaluara në redaksinë e saj, krah mjeshtrave të mëdhenj të karikaturës su Charb, Cabu, Wolinski, Gébé, Tignous.
Albumi me 320 faqe titullohet “Të palodhurit” dhe është një dedikim për karikaturistët e vrarë, por edhe një kujtim që nuk fshihet, i disponueshëm tashmë në libraritë franceze.
Autori është karikaturisti që menjëherë pas masakrës bëri kopertinën në të cilën shfaqej profeti Muhamed me një tabelë në dorë, ku shkruhej “Je suis Charlie”.



