Mynyr Koni rektor i ri i UT-së, humbet thellë Klodeta Dibra

Mynyr Koni rektor i ri i UT-së, humbet thellë Klodeta Dibra

Mynyr Koni do të jetë Rektori i Universitetit të Tiranës. Edhe pse votat e studenteve ende nuk kanë përfunduar së numëruari, ato nuk do të mund të përmbysin rezultatin, pasi Prof. Mynyr Koni është në avantazh të thellë ndaj kandidates Klodeta Dibra.

 

Koni numëron 416 vota, ndërsa Dibra 243. Komisioni Institucional i Zgjedhjeve tha për TemA TV se rezultatet e deri më tanishme i kanë dhënë fitoren Konit, megjithate kryetarja Majlinda Keta tha se shifrat e sakta do të publikohen pasi të përfundojë i gjithë procesi i numërimit të votave.

 

Kujtojmë se gara për postin e rektorit në Universitetin e Tiranës është doninuar nga tensionet pas kërcënimit të pretenduar nga Emiljano Shullazin për dorëheqjen e Mynyr Konit. Por mesa duket ky kërcënim nuk ka penguar aspak Mynyr Konin të shpallet fitues.

 

Ndërkohe ashtu si pritej në Fakultetin e Ekonomikut postin e dekanit e ka fituar Dhori Kule, ndërsa në Fakultetin e Shkencave Sociale fitues është shpallur Edmond Rapti. Pritet që në vijim të shpallen rezultatet edhe për dekanët e tjerë, përgjegjësit e departamenteve si dhe anëtarëve të Senatit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy