
Këto ditë në Parlamentin Britanik dhe sot në Berlin të Gjermanisë po mbahet IDU Forum ku po diskutohet lidhur me agresionin rus në Ukrainë dhe implikimet në rajon.
Përmes skype për “MCN live”, kryetari i PR Fatmir Mediu, u shpreh se është cenuar siguria e Britanisë dhe Europës nga agresioni Rus në Ukrainë dhe padyshim që Ballkani është më i kërcënuar dhe këto kërcënime.
Padyshim që çështja e agresionit rus dhe efektet që janë në Ballkan e Evropë janë të ndikuara. Unë ndodhem në Berlin ku është një takim IDU Forum, dhe kisha kënaqësi të takoja dhe dëgjoja qëndrimin e ish Presidentit Poroshenko dhe ish Kryeministren e Ukrainës Timoshenko, të cilët vlerësuan mbështetjen e Shqipërisë dhe deklaruan se nuk do të ketë asnjë negociatë që ti jap Putin mundësinë të cenojë integritetin e Ukrainës
Ajo që ndodhi në Londër, ishte një network në bashkëpunim me European Leadership Network dhe veçanërisht me mbështetjen e anëtarëve të parlamentit Britanik, Lord George Robertson ish sekretari i përgjithshëm i NATOs, njohës dhe mbështetës i Ballkanit, Lord Des Broëne ish Ministër i Mbrojtjes i Britanisë, mbështetës i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Lord Haney ish Amb i Britanisë në BE dhe UN si dhe deputetët Mark Pritchard dhe Bob Stewart, ku morën pjesë deputetë nga gjithë vendet e Ballkanit. Lord George Robertson theksoj nevojën e bashkëpunimit te Ballkanit në kuadër të BE si rruga e vetme drejt prosperitetit.
Deputetët britanik theksuan se është cenuar siguria e Britanisë dhe Evropës nga agresioni Rus në Ukrainë dhe padyshim që Ballkani është më i kërcënuar dhe këto kërcënime nuk janë thjeshtë dhe vetëm ushtarake.
Ata vunë në dukje se jo vetëm Rusia por edhe Kina kanë qëllime të qarta që vinë kundër interesave të popujve dhe të ardhmes Europiane të Ballkanit. Ballkani është de-facto në luftë, NATO është në luftë.
Nuk mund te jetë vetëm luftë e Ukrainës, apo fitore e saj, por duhet te jetë lufte dhe fitore e vendeve anëtare të NATO-s.
Për Mediun, mos hapja e negociatave nga BE është një zhvillim negativ që do ketë pasoja në Ballkan, si dhe mbajtja peng e Shqipërisë nga Bullgaria është e papranueshme.
Ne si vend i vogël, duhet të shikojmë gjeo-politikën botërore dhe të përcaktojmë qëllimet tona, asgjë që ndodh në Evropë nuk justifikon gjendjen tonë,
Vendimi i Bulgarisë, mbajtja peng e Shqipërisë është e papranueshme, nëse MV është peng i saj, pse duhet të jetë edhe Shqipëria. Vendi duhet të luftojë fort të shkëputet nga kjo qasje që e shoqëroi MV për mirë apo për keq.



