Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, vriten dy persona, dy të plagosur/ Arrestohet i dyshuari (VIDEO)

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, vriten dy persona, dy të plagosur/ Arrestohet i dyshuari (VIDEO)

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku raportohet për dy viktima dhe dy të plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e një lokali pranë bashkisë, ndërkohë që rrethanat nuk dihen ende.

Mësohet se viktimë ka mbetur Armando Pali dhe Liridon Kraja dhe një nga të plagosurit është Erogen Vaso i njohur ndryshe Erogen Brajoviç dhe një grua e cila ndodhej në lokal.

Viktima Pali rezulton të jetë pjesë e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, ndërsa Kraja ishte truproja i Erogen Vasos.

Pak pas ngjarjes, policia ka arrestuar autorin e dyshuar Ragip Gila 28 vjeç.

Aktualisht vijojnë hetimet për zbardhjen e shënjestrës dhe motivit të krimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy