Fushatës elektorale në Maqedoninë e Veriut po i vjen fundi. Partitë po mbajnë takimet finale me elektoratin për votën e 15 korrikut.
Zyrtarisht, fushata përfundon në mesnatë më 12 korrik, kohë kur hyn në fuqi edhe heshtja parazgjedhore.
Procesi i votimit do të shtrihet në tri ditë.
Në ditën e parë do të votojnë të prekurit nga koronavirusi, që gjenden në izolim dhe vetizolim, më 14 korrik votojnë të burgosurit, të sëmurët e tjerë si dhe kategori të tjera, ndërsa më 15 korrik do të zhvillohen votimet e përgjithshme.
Qendrat e votimit do të hapen nga ora 07:00 deri në ora 21:00. Situata e pandemisë ka diktuar protokolle të veçanta. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote mbi 1.8 milionë votues.



