Eduart Velaj është 75 vjeç dhe prej vitesh po përballet me kalvarin e gjyqeve për të gjetur të drejtën e pronës përballë Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Këtë të hënë, ai ka zgjedhur të protestojë i vetëm para Ministrisë së Drejtësisë me shpresën se dikush nga ky institucion do të reagojë.



