Tritol në biznesin e Endri Meksit/  Bregu: Mesazh i krimit të organizuar, s’kemi më kërcënime, por akte terroriste

Tritol në biznesin e Endri Meksit/ Bregu: Mesazh i krimit të organizuar, s’kemi më kërcënime, por akte terroriste

Një shpërthim me lëndë plasëse i ndodhur një ditë më parë në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë ka rikthyer në vëmendje rrezikun e akteve të dhunshme ndaj bizneseve dhe mediave. 

 

Sasia e tritolit u vendos në një dyqan interneti në pronësi të biznesmenit dhe pronarit të televizionit MCN, Endri Meksi.

 

Lidhur me këtë ngjarje gazetari Sokol Bregu në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e cilësoi incidentin si një akt të mirëfilltë terrorist dhe jo thjesht një rast kërcënimi apo shantazhi.

 

Nuk kemi të bëjmë më me shantazhe dhe kërcënime, por me një akt terrorist.

 

Sipas tij, mënyra e realizimit të shpërthimit tregon për një nivel të lartë organizimi dhe profesionalizmi kriminal.

 

Krimi ka qenë shumë i sofistikuar. Lënda plasëse është vendosur rreth gjashtë orë para shpërthimit, me kohëmatës, dhe autorët kanë qenë të ndihmuar.

 

Bregu theksoi se objektivi nuk ka qenë dëmtimi i banorëve, por dërgimi i një mesazhi të qartë.

 

Ka qenë i përllogaritur që të mos shkaktojë dëme në njerëz. Është dërgim mesazhi, siç ndodh shpesh nga krimi i organizuar,” tha ai, duke shtuar se raste të tilla arrijnë deri në 60–70 në vit sipas statistikave.

 

Gazetari ngriti shqetësimin edhe për reagimin e institucioneve, duke theksuar se kërcënimet e mëparshme ndaj pronarit të biznesit nuk janë marrë seriozisht.

 

Kërcënimi i parë nuk u mor seriozisht, as i dyti. Prokuroria fle mbi dosjet dhe sot kemi shpërthimin e tritolit. Nesër çfarë vjen?,” u shpreh Bregu.

 

Në përfundim, ai bëri thirrje për një trajtim më të ashpër dhe më serioz të ngjarjeve të tilla nga organet ligjzbatuese, duke theksuar se përdorimi i lëndëve eksplozive në zona të banuara përbën rrezik të lartë dhe duhet konsideruar si terrorizëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy