Ylli i Goodfellas, Ray Liotta vdes në gjumë në moshën 67-vjeçare

Ylli i Goodfellas, Ray Liotta vdes në gjumë në moshën 67-vjeçare

Aktori i Goodfellas, Ray Liotta është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare. Bëhet me dije se aktori ka vdekur në gjumë ndërsa ndodhej në Republikën Domenikane për të xhiruar filmin “Dangerous Waters”.

Ai ishte më i njohur për rolin e mafiozit Henry Hill në filmin gangster të Martin Scorsese të vitit 1990 Goodfellas dhe gjithashtu u shfaq në Field of Dreams.

Liotta mori famë të madhe me rolin e ish-të dënuarit Ray Sinclair në komedinë e zezë të vitit 1986, Something Wild.

Ray Liotta

Ai mori një nominim për Golden Globe për atë rol dhe vazhdoi të luajë në filmin e vitit 1988 Dominick and Eugene, rreth marrëdhënieve të tensionuara midis dy binjakëve me karaktere shumë të ndryshëm.

Vitin e kaluar ai luajti në filmin prequel të Sopranos, The Many Saints Of Newark , pasi kishte refuzuar një rol në serinë origjinale.

Aktori kishte përfunduar së fundmi punën në filmin e vitit 2023, “The Cocaine Bear”, me regji të Elizabeth Banks.

Liotta la pas vajzën e tij Karsen, të cilën e ndan me ish-gruan e tij Michelle Grace, dhe të fejuarën e tij Jacy Nitolo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy