Hoxha: Veliaj viktimë e asaj që ka krijuar vetë. Filmimi s’ishte rastësi, SPAK kujdeset për imazhin (VIDEO)

Hoxha: Veliaj viktimë e asaj që ka krijuar vetë. Filmimi s’ishte rastësi, SPAK kujdeset për imazhin (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, thotë se në këtë rast është kujdesur shumë për imazhin dhe u shmang prangosja.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se është vendim i masës së sigurisë dhe se dosja është shumë voluminioze, sa vetëm për të prodhuar vendimin e masave të sigurisë gjykata ka hartuar një vendim mase sigurie 360 faqe.

Sipas tij, dosja voluminoze përmban elementë që i kanë shërbyer gjykatës për të marrë një vendim, pasi gjykata miraton kërkesat e SPAK.

Sa i takon arrestimit, Hoxha deklaroi se Veliaj është lejuar që të dalë qetësisht dhe se në raste të tilla vendosen pranga dhe se SPAK u kujdes për imazhin.

Ne dje pamë ekzekutimin e masave të sigurisë, ndryshe nga rasti i zotit Meta apo rasti i zotit Malltezi, ishte dikush i fiksuar që filmonte mirë në një kënd fantastik se çfarë ndodhte.

Te qytetarët nuk ngelet vendimi i gjykatës, ngelet pamja. Ti ke vënë një kamera diku dhe filmimi në rrugë nuk ka qenë i rastësishëm, ka qenë i mirëmenduar.

Te “21 Janari” çfarë nuk kanë bërë për të fshirë pamjet kur u vra Ziver Veizi. SPAK ndër të tjera kujdeset në mënyrë absolute për imazhin e vetë.

Një nga akuza që bënte ndaj SPAK opozita dhe media, është se SPAK nuk ka arrestuar asnjë zyrtar në detyrë, por ata që ishin larguar nga detyra.

Veliaj është i pari. Veliaj ra viktimë e asaj që kishte krijuar vetë, është njeriu më i fuqishëm në PR.

Nëse Ajola nuk do të kthehej mbrëmë, kush do e ndalonte opozitën të thoshte se i lanë kohë bashkëshortes së kryebashkiakut që të largohej.

Materiali që i është çuar gjyqtarit është shumë voluminoz dhe i është dashur kohë që ta lexoj.

I është dashur të lexojë një dosje voluminoze dhe të hartojë një vendim voluminoz.

I kanë shkuar në zyrë për të thënë se nëse na thoni se nuk veprojmë, ja ku veprojmë në zyrë, në mes të ditës, në mes të qytetit.

SPAK kujdeset për imazhin e vetë, njoftohen kamerat. Kush i njoftoi gazetarët që të shkonin te dera e bashkisë.

Kamerat ishin aty. SPAK kujdeset shumë për imazhin, është çështje PR.

Në të gjitha rastet e tjera kur kemi masë sigurie ekstreme, personi arrestohet.

Në rastin konkret Veliaj ka dalë me dosje në dorë dhe ka hipur në makinën e vetë, pa pranga jo në makinën e BKH. Kjo merret dhe si formë bashkëpunimi.

Ai është lejuar që të dalë qetësisht. Në raste të tilla vendosen pranga.

Për një zyrtar nuk ka nevojë të kryesh veprime demonstrative nëse ai është bashkëpunues.

Ilir Beqaj dhe në komisionin hetimor e mbanin me pranga, por u ndoq procedura. Procedura thotë se ti je i detyruar ta mbash me masa shtrënguese.

Veliajn nuk e çuan te Drejtoria e Policisë, por te blloku i sigurisë. Ia shmangën shkuarjen te Drejtoria që të hynte dhe të dilte.

Masa e sigurisë burg, u bë për të kënaqur opinionin.

Tirana sot ësgrë në një krizë të tmerrshme të menaxhimit të mbetjeve, me inceneratorin që nuk ekziston. Rrugët e qytetit janë plot me plehra.

Ka mbrojtur 7 vjet një incenerator që nuk u ndërtua kurrë.

Dhe kur të mos jetë Veliaj kryebashkiak, problemi që i ka ngelur Tiranës janë malet me plehra që nuk dihet se ku i çuan.

Ose duhet të ndërtohet një landfill i ri, ose incenerator. Ndërkohë projekti i inceneratorit është firmosur nga kryeministri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy