Gazetari Xhevair Zhabina tha në studion e MCN Live se stërvitja njëjavore e Policisë Ushtarake në bazën Detare të Pashalimanit është një testim që Ministria e Mbrojtjes bën tek strukturat e saj në një kohë ku në botë shumë vatra konfliktesh janë të hapura, e aq më tepër që prej tyre është shumë afër ndesh, në Kosovë.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij Zhabina tha se Policia Ushtarake është struktura e parë që del në terren në rast agravimi konfliktesh.
Është stërvitje rutinë, por nuk mund të quhet dhe kaq rutinë. Ajo çfarë po ndodh në disa vende, por njërin nga konfliktet e kemi afër, konflikti me Serbisë dhe Kosovës, në botë janë disa vatra të ndezura, Izrael, Ukrainë, kjo ka bërë që Ministria e Mbrojtjes të testojë strukturat që ka në varësi, një ndër to është dhe policia ushtarake.
E ka testuar për patrullim në zonat urbane. Policinë ushtarake në zonat urbane e kemi parë gjatë Covid-it.
Ndoshta Ministria e Mbrojtjes ka informacione se për çfarë duhet të dalë tjetër policia ushtarake në zonat urbane. Për momentin s’kemi situatë pandemike, i vetmi informacion që kemi janë konfliktet e hapura.
Fokusi i punës i Policisë Ushtarake është përcaktuar me ligj. Nga të gjitha strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, Policia Ushtarake është pak më shumë civile. Në një situatë ku mund të ketë agravim të konflikteve, e para që do dalë në terren do jetë Policia Ushtarake, prandaj them që kjo stërvitje mund të ketë lidhje me këto.
Nuk kemi informacion nëse Shqipëria rrezikohet nga një sulm i mundshëm terrorist. Kjo stërvitje ka kaq rëndësi duke pasur parasysh konfliktet e mundshme që mund të ndodhin në Kosovë. Nuk mendoj se Policia Ushtarake mund të ketë ndikim në shuarjen e protestave. Policia e Shtetit i menaxhon shumë mirë protestat. Kemi pasur protesta 2019 që u menaxhuar shumë mirë pavarësisht se kishte dyshi9me për mënyrën si përdor gazi lotsjellës.
Peleshi në parlament ka thënë që nga regjimi komunist kanë trashëguar rreth 1 300 prona, por më shumë se 1 200 janë prona që nuk i hyjnë në punë Ministrisë së Mbrojtjes dhe prandaj do i nxjerrin në privatizim. Kështu ka thënë ministri. Pjesa më e madhe e këtyre pronave nuk kanë ndonjë efekt në mbrojtjen e vendit.



