Mogherini i kërkon Kosovës heqjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë, reagon Vuçiç: Nëse nuk hiqet taksa, s'ka dialog

Mogherini i kërkon Kosovës heqjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë, reagon Vuçiç: Nëse nuk hiqet taksa, s'ka dialog

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, i kërkoi qeverisë së Kosovës që të tërheqë vendimin për rritjen e taksën në 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja.

Përmes një deklarate për media, ajo tha se ky vendim është shkelje eMarrëveshjes për tregti të lirë – CEFTA-s dhe Marrëveshjes për Stabilizim Asocim.

“Vendimi i sotëm nga Qeveria e Kosovës për të rritur taksën ndaj prodhimeve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja në 100 për qind është qartazi shkelje e Marrëveshjes për tregti të lirë (CEFTA) dhe shpirtit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Kjo më tej përkeqëson situatën pas taksës fillestare prej 10 për qind. Qeveria e Kosovës duhet t'i tërheqë menjëherë këto vendime”, thekson Mogherini.

Qeveria e Kosovës, gjatë mbledhjes së mbajtur të mërkurën, vendosi që ta rrisë taksën ndaj importeve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja nga 10 sa ishte më herët në 100 për qind.

Për vendimin e qeverisë së Kosovës ka reaguar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ka deklaruar se Beogradi është i gatshëm për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, nëse shfuqizohet vendimi për rritjen e taksës prej 10 përqind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Në çdo dialog ekzistojnë rregullat që të respektohet edhe pala tjetër. Presim nga Prishtina ta kryej punën e saj në mënyrë të civilizuar dhe të heq taksën. Kur ta bëjnë këtë, jemi menjëherë të gatshëm të vazhdojmë dialogun”, ka shtuar Vuçiç.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy