Këto janë sëmundjet më të përhapura te të rinjtë

Këto janë sëmundjet më të përhapura te të rinjtë

Ankthi dhe paniku janë sëmundjet më të përhapura dhe po bëhen edhe më të zakonshme kohët e fundit.

Sipas një raporti, ankthi dhe frika po bëhen gjithnjë e më të përhapura në SHBA, madje duke lënë pas edhe sëmundjet e kancerit.

Bëhet fjalë për çrregullimin e përgjithshëm të gjendjes emocionale, ankthin social dhe çrregullime të panikut të cilat thuhet se prekin rreth 18% të popullsisë mbi moshën 18 vjeç, duke i bërë kështu sëmundjet më të zakonshme.

Ankthi, sipas statistikave, ka kaluar edhe depresionin pasi më shumë se 50% e studentëve në universitete vizitojnë klinikat dhe raportojnë sëmundjen e ankthit. Universiteti Qendror i Floridas është duke testuar një aplikacion të ri online të quajtur “Tao Connect”, për trajtimin e ankthit. Ai përfshin një program rreth sjelljes dhe i lejon nxënësit të kryejnë një video konferencë me një terapist.

Programi, i zhvilluar me mbështetje nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës (NSF), pretendon se mund të ofrojë “trajtim efektiv më të shpejtë dhe gjysmën e kostos së përgjithshme sesa trajtimi tradicional ballë për ballë”, shkruan blitz.al. Një pikë kyçe e kontrollit të ankthit janë dietat dhe ushtrimet e frymëmarrjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy