
Sekretar organizativ i PD-së, Klevis Balliu në emisionin ‘Të Pa ekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se revolucioni po ndodh në një moment që po e thërret koha.
Ai tha se qëllimi i këtij revolucioni është largimi i kësaj qeverie dhe Ramës, ndërsa theksoi se ky revolucion ka nevojë dhe për elitën e kësaj shoqërie.
Në radhë të parë revolucionin e thërret koha, nevoja. Fakti është ky, PD bashkë me aleatët ka organizuar strukturat e veta për këtë nevojë që ka vendi dhe mendoj se pavarësisht deformimeve që mund ti bëhen nga spekulime të ndryshme, biem dakord që qëllimi është largimi i kësaj qeverie dhe Ramës. Ku s’ka drejtësi dhe demokraci ka revolucion i cili ka dy detyra pjesëmarrja dhe qëndrimi.
Pjesëmarrja është parë dhe ai do vazhdojë ku takimi i radhës do të jetë të enjten në orën 10 para parlamentit. Kemi dhe një mostër tjetër të korrupsionit që është Erion Veliaj i cili dhe ai do të përgjigjet për këtw. Elita e shoqërisë, sot pavarësisht që analizat e tyre janë një kontribut për shoqërinë ata duhet të zbresin në shesh. Revolucioni ka nevojë dhe për elitën.
Koha e thërret dhe këtë. Nëse ti mendon se është e drejtë hajde në shesh. Askush nuk del në shesh për qejfet e mia, qytetarwt po përballen me policinë e inkriminuar të rrezikshme dhe ju thoni se këtu s’ka frymë. Nuk mund të themi pse del, por duhet ti bashkoheni.



