
Mbyllen hetimet për shtatë persona akuzuar nga Prokuroria e Tiranës për ngritjen e një skeme mashtrimi përmes call centerave dhe dosja dërgohet në gjykatë. Personat e përfshirë mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursën Forex, duke u marrë mijëra euro.



