Rama: Për herë të parë shqiptarët shohin njerëz të lidhur me pushtetin që hetohen nga prokurorë të pavarur

Rama: Për herë të parë shqiptarët shohin njerëz të lidhur me pushtetin që hetohen nga prokurorë të pavarur

Kryeministri Edi Rama thotë se patronazhistët e Partisë Socialiste nuk janë asgjë, në raport me patronazhistët e Bashkimit Europian që kontrollojnë çdo gjë.

Në një takim me kandidatët për deputetë të qarkut të Elbasanit paraditen e sotme, deklaroi se për herë të parë ka një situatë ku barazia para ligjit duket si mundësi reale, për herë të parë populli shqiptar sheh njerëz të lidhur me pushtetin politik që hetohen nga prokurorë të pavarur, gjykohen nga prokurorë të pavarur dhe nuk ka rëndësi se çfarë mund të ketë brenda këtij procesi.

Kjo është ana historike e çështjes. Tani si kujtoni ju dhe ne nuk do t’i lëmë shqiptarët të kujtojnë se kjo punë u krye se doli Altin Dumani, nuk u krye se doli Dumani që ka solidaritetin tonë për punën që bën dhe sulmet që ka marrë bashkë me familjen dhe një pjesë të prokurorëve që janë atje.

Dumani ka qenë atje prokuror dhe virtytet nuk besoj se i erdhën nga reforma, ose i ka pasur ose jo. Pse nuk thirri Dumani ndonjë politikan gjithë ato vite që ishte prokuror?

Pse nuk doli ndonjë gjykatës të thoshte bjere këtu se do e gjykoj unë, zero. Jo hetuar, por as thirrur, se nuk është çështja e Altinin, e X apo Y, por është çështja e shpatës se nuk kishte shpatë në dorë, shpatën në dorë e kishte pushteti.

Atë shpatën që ka në dorë zonjë e drejtësisë që është statuja simbol e drejtësisë e mbante në dorë pushteti që nga 1912, Zogu, mbreti e kishte në dorë shpatën e drejtësisë dhe thoshte ma kap çik këtë, pastaj nuk diskutohet në kohën e diktaturës komuniste, dilnin ministrat armiq dhe merrnin prokurorët dhe gjyqtarët urdhrit dhe pastaj i fundit i burgosur politik ishte Fatos Nano se shpatën e kishte bufi i kënetës.

Atëherë shumicës i duhej oqean këneta. Më pas u kalb fare situata, këtu u vranë njerëz në rrugë, protestues komplet të pafajshëm.

Prokuroria duke filluar nga SPAK, shpatën e ka të vetën, dhe ku është vetëm vullnet i yni. Pse them se hyrja në BE është shpëtim?

Edhe për barazinë para ligjit, se ja ku jemi sot po vjen 11 majit dhe ju themi votoni këtu që shpatën ta ketë drejtësia dhe mos ta marrë pushtetin politik prapë, se këneta i thotë nëpërmjet bufit dhe gjithë kukumjaçkave se ne në datë 12 do shkrijmë TikTok dhe do shkrijmë SPAK.

Nuk është rastësi që kalaja e Rozafës është legjendë shqiptare, ndërto ditën e prish natën. Bashkimi Europian e bën të pamundur që të dalë një buf kënete, një qyqe apo një ujk dhe të thotë do e kthejmë mbrapsht, atje s’ka më se bën krushqi me një familje të madhe që nuk të lë me lujt më.

Por sa pa u fut atje ka shumë rëndësi se kush qeveris këtu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy