Gazetari Sokol Bregu në MCN Live ka komentuar lidhur me vrasjen e 48 vjeçarit Lulzim Visha i cili është gjetur i vrarë me armë zjarri në Zall Mner në Kamëz brenda një automjeti, mëngjesin e sotëm rreth orës 07:40.
Ai tha se si pistë e parë dyshohet hasmëria për shkak të një vrasje që i vëllai i viktimës ka kryer në ’97, teksa theksoi se nuk e sheh si një vrasje të sofistikuar dhe se beson që shumë shpejt do zbardhet.
Sipas tij, largimi i autorit me një makinë Porche e bënë dhe më të lehtë identifikimin e mjetit dhe autorit pasi janë mjete të pakta dhe jo në seri ën vendin tonë.
Duhet të themi se gjëja e parë që mendon grupi hetimor në të tilla ngjarje është identiteti dhe emri i viktimës dhe i shkon mendja te hasmëria dhe në pikën e parë ngrihet ky dyshim, por problemi i hasmërisë ngjarja ka ndodhur në ‘97, vëllai i viktimës ka dalë nga burgu pas kryerjes së dënimit pse duhet të vritej i vëllai.
Policia duhet të hetoj , në shumë raste ka pasur problematika për zbërthimin e celularit se kanë kode sepse do parë historiku me kë ka komunikuar dhe ka pasur kontakte, por mendoj se nuk duhet të jetë e vështirë për tu zbardhur për mënyrën se si ka ndodhur.
Nuk besoj se është e vështirë për tu zbardhur sepse nuk është një nga ato krimet mafioze dhe pse është përdorur silenciatori, sepse në fund fare atë mund ta gjejë kushdo janë në shitje.
Nuk më duket ndonjë krim i sofistikuar, të vrasësh me një porche do të thotë se ke vrarë me një makinë të identifikuar se nuk është makinë në seri në Shqipëri, identifikohet lehtësisht, janë makina që nuk preferohen shumë nga komuniteti, janë shumë pak porche, ndërsa renge rover është me shumicë në Shqipëri dhe janë lehtësisht të vjedhura.
Sa për kohën e kanë kryer në këtë kohë sepse po kryen shumë vrasje gjatë janarit dhe duke e gjetur policinë disi të papërgatitur dhe ajo merret me ngjarje të tjera.



