Arber Lleshi rrëfen dhunën gjatë shoqërimit nga policia: U godita i prangosur, më mohuan ndihmën mjekësore

Arber Lleshi rrëfen dhunën gjatë shoqërimit nga policia: U godita i prangosur, më mohuan ndihmën mjekësore

Aktivisti Arber Lleshi ka rrëfyer në emisionin ‘Tw Paekspozuarit’ nw MCN TV një episod që, sipas tij, përfshin dhunë fizike, kërcënime dhe shkelje të të drejtave gjatë shoqërimit në polici, pas një proteste qytetare.

 

Sipas dëshmisë së tij, momentet më të rënda kanë ndodhur brenda automjetit të policisë dhe në ambientet e komisariatit, ku ai pretendon se është goditur ndërsa ishte i prangosur.

 

Tridhjetë a dyzetë grushta, shqelma, goditje me shkop gome. Pastaj më ulën diku. Aty vjen një civil dhe thotë: Ne ty do ta mbyllim gojën me ngjitës. Dhe unë e pyes: ‘Si? Ku? Kush jeni ju?

 

Lleshi thotë se personi që i është drejtuar në këtë mënyrë identifikohej si civil dhe se, sipas tij, kishte një lloj autoriteti edhe mbi efektivë të uniformuar.

 

Më kanë futur pastaj dy civilë në automjetin e policisë… kam qenë i prangosur me duart mbrapa dhe kam ngrënë nja tridhjetë grushte në fytyrë. Si ju duket kjo? Ju duket për të qeshur? Jo.

 

Ai pretendon gjithashtu se kur ka kërkuar ndërhyrje nga policët prezentë, nuk ka marrë reagim.

 

U kam thënë dy policëve që ishin aty para: ‘Ej, policë, çfarë po ndodh?’ E kanë mbyllur gojën. Ky kishte një farë autoriteti mbi policët me uniformë.

 

Sipas tij, situata ka vijuar edhe në komisariat, ku pretendon se dhuna është raportuar menjëherë, por nuk është marrë seriozisht.

 

Kam hyrë aty dhe menjëherë u kam thënë: ‘Më ka dhunuar dikush në makinën e policisë.’ Dhe përgjigjja ishte: ‘Prit.’ Ore, më goditën me grushte kur erdha këtu.”

 

Ai shton se ka kërkuar ndihmë mjekësore për orë të tëra, por nuk i është ofruar.

 

Katër orë rresht askush nuk e ka marrë parasysh. Më thonin: ‘Kjo nuk është koha.’ Kërkova ndihmë mjekësore dhe nuk ma kanë ofruar.

 

Në deklarimin e tij, Lleshi e cilëson situatën si më shumë se thjesht ndalim apo neutralizim.

 

Nuk është as neutralizim, është torturë. Të jesh i prangosur dhe të të godasin në fytyrë me grushte.

 

Ai pretendon gjithashtu se ndaj tij është ngritur një procesverbal pa prova të qarta materiale.

 

Në procesverbal shkruhej se jeni filmuar duke goditur makinën e policisë… i them: ‘Ku janë provat?’ Do t’ia japim prokurorit, më thonë. Pra kemi të bëjmë me një polici-shtet që funksionon si mjet presioni.

 

Në fund të deklarimit të tij, aktivisti kërkon që institucionet jo vetëm të hetojnë rastin, por edhe të marrin masa brenda vetë strukturave të Policisë së Shtetit.

 

Policia e Shtetit duhet t’i ndajë policët e dhunshëm dhe t’i vendosë para përgjegjësisë. Madje duhet t’i padisë vetë për dhunën. Do ta ndjek ligjërisht çështjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy