Aktorja Jorida Meta: Në Teatrin e Kukullave përgjegjësia dyfish, për fëmijët dhe prindërit

Aktorja Jorida Meta: Në Teatrin e Kukullave përgjegjësia dyfish, për fëmijët dhe prindërit

Aktorja dhe regjisorja Jorida Meta, rrëfen 20 vitet e karrierës në Teatrin e Kukullave dhe e cilëson si risi faktin që interpretoi 13 karaktere te shfaqja “Borëbardha”.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Meta ngriti si shqetësim se ne nuk kemi një shkollë për Teatrin e Kukullave, pasi kukulla nuk lëviz, nuk frymon, nuk shpreh asgjë, nëse ti nuk ia përcjell asaj dhe më pas publikut.

Te “Borëbardha” më dilte gjumi natën për të realizuar 13 karakteret, imagjino 7 xhuxhat, plus që kisha dhe tre shfaqje të ndryshme njëkohësisht.

Kur më pyesnin cila është shfaqja që të streson më shumë, thosha “Borëbardha”.

Edhe pse kam 20 vjet që punoj në Teatrin e Kukullave, kur vjen një kukull e re është një gjë krejtësisht e re.

Hyra si regjisore, vura tre shfaqje, gjëja e parë kam thënë se unë nuk vë shfaqje me kukulla se unë nuk e njoh.

Se ata ishin aktorë profesionistë që kishin 40 vjet që punonin në teatër, pastaj avash avash me ndihmën e kolegëve.

Babi pati një takim me Llaqi Nako, unë isha 5 vjeç dhe tha që kjo vajza do bëhet balerinë, fillova shkollën e baletit.

Aty kishim një zysh letërsie që më dha të interpretojë “Zogu dhe djali” dhe unë bëja dhe zërin e zogut dhe djalit dhe ma fiksoi që ti ke shumë të dhëna për aktore dhe do bëhesh aktore.

Pavarësisht se kur u thashë prindërve që nuk do merrem me balet pas 9 vitesh, atyre u ra pika. Në balet ose je e para, ose me turmën nuk ka kuptim.

Më është dashur kohë patjetër. Kam studiuar për regji, vite shumë të bukura, shumë të vështira, por të bukura, më vjen keq ta them por në atë kohë ne bënim vërtetë shkollë.

Unë kisha avantazhin se kisha një vesh muzikor shumë të mirë, kisha plastikë shumë të mirë. Shkolla e Baletit më ka ndihmuar shumë.

Unë e gjej veten më shumë tek karakteret se sa tek heroina. Te shfaqjet për fëmijë, është e vështirë se ti nuk përballesh vetëm me fëmijën, por përballesh edhe me prindin e fëmijës.

Pa diskutim që nuk ke shanse që t’iu shpëtosh edhe fëmijëve, sot e kanë gjykimin shumë të sertë dhe të saktë, por është një përballje në radhë të parë me prindin.

Nëse në një publik apo shfaqje për të rritur e ke përballjen vetëm me të rritur, në Teatrin e Kukullave e ke përgjegjësinë dyfish se duhet të rrëmbesh dyfish vëmendjen.

Unë mundohem që atë pak kohë që mund të kem, t’ia dedikoj 100% djalit.

Nuk jam nga ata prindër që them që fëmija im është gjeni, por mbi të gjitha është fëmijë i mirë.

Ne shijojmë shumë edhe kinemanë, edhe teatrin për të rritur. Djali ka pasion kitarën dhe regjisurën, por dy artistë në shtëpi janë shumë.

Arti është shumë i vështirë, do disiplinë. Jemi munduar që djali të shijojë fëmijërinë se punë dhe mësime do ketë gjithë jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy