Ish-deputeti demokrat Fatbardh Kadilli se kush mund të jetë kandidati i opozitës për kryeministër, mes Agron Gjekmarkaj, Flamur Nokës, Gazment Bardhit, Jorida Tabakut dhe Sali Berishës, si më të përfolurit, tha se kryedemokrati do të luajë deri në fund për të qenë vetë ai.
Secili prej kandidatëve nuk ka rëndësi nëse i pëlqen opinionit, varet se kush i pëlqen Berishës.
Berisha do luajë deri në fund për të qenë ai vetë, me skenarin që mban, asnjë kryeministër që emërohet nga Berisha nuk unifikon asgjë, maksimumi jep një mesazh përtej partisë.
E vetmja arsye që mund ta çojë të mos dalë vetë, kur të lexojë sondazhet, do të dalë të thotë që ja e provova me këtë që më thatë.

Duke folur në emisionin “Scrolling” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se Kadilli do mund të vendosë një kandidat tjetër, për të krijuar alibinë e humbjes.
Mes emrave që përfliten, Tabaku ka më tepër autoritet në parti dhe është personi më i pranuar gjerësisht në parti dhe është i vetmi person në PD që ka ruajtur një lloj qytetarie.



