
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin përfundimtar për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e bandës së tij.
Shullazi dënohet përfundimisht me 14 vite burgim për disa vepra penale si ajo e krijimit të një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa është shpallur i pafajshëm për kërcënimin ndaj rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe paraardhësit të tij, Dhori Kule.
Shullazi akuzohej për tetë vepra penale që nga gjobe vënia ndaj dëshmitarit të drejtësisë Ylvi Beqja, gjobë vënia ndaj Jani Zekës, ndaj biznesmenit Kërçuku, dy episode kanosje për shkak të detyrës ndaj profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni, shkatërrim prone me eksploziv dhe drejtim i grupit.
Sipas Prokurorisë, Shullazi ka përdorur të njëjtin mekanizëm bashkë me anëtarët duke ju vendosur gjoba më tej duke i kërcënuar e më tej duke vendosur lëndë plasëse.
Por nga këto akuza të ngritura nga Prokuroria, Zhullazi shpallet fajtor për tre akuza. Ndërsa për Blerim Shullazin ishin kërkuar 10 vite burg, 15 vjet për Gilmando Danin dhe nga 11 vjet burg për Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën.
Në vendimin e gjykatës thuhet se të pandehurit nuk përfitojnë lirim me kusht.
Prokuroria kërkoi në total 64 vite burg për bandën e Shullazit, ndërsa për vetë kreun e saj u kërkuan 17 vite burg.



