Fluks i lartë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës

Fluks i lartë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës

Edhe sot ka vijuar të jetë i lartë fluksi i lëvizjeve në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, duke sjellë radhë të gjata në hyrje nga vendi fqinj në drejtim të vendit tonë.

Vetëm gjatë dy ditëve të fundit nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë më shumë se 11 mijë shtetas, raporton korrespondentja e MCN TV.

Për të përballuar fluksin në rritje në hyrje po punohet me 5 sportele, 4 prej të cilëve për automjete të vogla.

Burime pranë Policisë Kufitare thanë se për të shmangur radhët e gjata policia shqiptare dhe ajo maqedonase kanë punuar në kontrolle të përbashkëta, punojnë me procedurë të përshpejtuar ndërkohë që të dy policitë kufitare punojnë me orare të zgjatura kontrolli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy